fbpx

7 gabimet që nuk duhet të bëni në startegjinë tuaj të marketimit.

Shumë biznese janë duke bërë gabime tragjike në rrjetet e tyre sociale pa vënë re që janë duke i bërë ato. Të bësh gabime nuk ka asgjë të keqe, por problemi qëndron nëse këto gabime bëhen dhe ribëhen në mënyrë të përhershme dhe nuk ndreqen nga personat përgjegjës për imazhin e biznesit.

1-Të filloni pa një stategji të saktë dhe pa qëllime për të ardhmen.

Mospatja e një strategjie dhe qëllimeve do tju kushtojë shtrenjtë në të ardhmen.

2-Limitimi i prezencës suaj vetëm në një platformë online.

Nëse përdor vetëm një rrjet social, je në rrezik për të humbur qindra klient potencial. Një biznes i mirë duhet të shfrytëzoj mundësinë në çdo kanal që i paraqitet.

3-Mos të postosh në mënyrë të rregullt.

Sigurisht që kjo ndonjëherë mund të jetë e vështirë dhe kujdo mund ti ndodh, por nga ana tjetër është gabimi më i madh që shumë biznese bëjnë, kanë bërë apo vazhdojnë të bëjnë në rrjetet e tyre sociale. Për këtë arsye Alteco ka përgatitur një listë me ide të cilat mund ti gjeni në linkun tonë në BIO, por mbi të gjitha gjëja më e mirë që mund të bëni për biznesin tuaj është të rekrutoni dhe të bashkëpunoni me një grup profesionist të marketingut online të cilët do ti çonin rrjetet tuaja sociale në një tjetër fazë.

4-Postimi i kontenteve që nuk kanë asnjë sens me atë që audienca juaj pëlqen të shoh.

Nuk ju fajsojmë dot nëse jeni duke punuar të vetëm, por kemi parë shumë biznese apo faqe blogger të cilët kanë humbur shumë shpejt vetëm për shkak të kontentit të tyre jo të përshtatshëm. Sigurisht që nëse ju pëlqen të shpërndani fotot apo videot tuaja personale në faqen e biznesit tuaj, mund ta bëni, por jo çdo ditë. Kjo do të ishte shumë e përshtatshme në një rast feste, përvjetor, apo nëse dëshironi të përshëndesni ndjekësit tuaj.

5-Mos përdorimi i rregullit 80-20.

Ndoshta mund të keni dëgjuar për rregullin 80-20 i cili ka të bëj me postimet në social media 80% të kohës me kontente argëtuese, vlera, lifestyle, blog, story etc dhe 20% të kohës me contente biznesi. Por shumë biznese përdorin tërësisht të kundërtën duke ekspozuar 100% të kohës vetëm kontent reklamues.


Kush nga ju do të donte të kishte në feedin e tij vetëm kontente reklamuese nga biznese të ndryshëm? Shpresojmë që askush.
Përdorini rregullin 80-20 për ti shtuar vlera biznesit tuaj si dhe për tu angazhuar me audiencën online.

6-Të injorosh audiencën tënde është një gabimet më të mëdha që një biznes mund të bëj.

Ky është gabimi të cilin KURRË nuk duhet ta përsërisni. Në vend që ti injoroni, përfshijini në videot dhe fotot tuaja, përshembull:

-Pyetini për tema për të cilat janë të interesuar të dëgjojnë
-Kërkojini këshilla
-Trego histori të tuat duke i pyetur nëse dikush prej tyre ka kaluar në të njëjtat vështirësi.
-Kërkojini të bëjnë share quotsat e tyre të preferuar, videot funny, faqet e preferuara etj.
-Ndaj me ta 3 objektiva që ti ke dhe kërkoji të ndajn dhe ata me ty 3 objektiva të tjera.

Nëse dëshiron të rrisësh të ardhurat e tua, mos e injoro audiencën tënde, ata janë “BOSI”.

7-Mos të qënit aspak social.

Platforma ku ti je prezent quhet Social Media, nëse nuk je duke qënë social, thjesht je duke humbur kohën tënde kot.
Si të jeni më Social? Nëse keni vështirësi për këtë ju ftojme të rregjistroheni në email tonë dhe ne do ju dërgojmë një guidë posaçërisht për ju.

Share:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on pinterest
Pinterest
Share on linkedin
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media

Most Popular

Get The Latest Updates

Subscribe To Our Weekly Newsletter

No spam, notifications only about new products, updates.

Categories

Related Posts

Gjenerata Z

Gjenerata Z do të marrë përsipër ekonominë në një dekadë, megjithëse ka humbur potencialisht 10 trilionë dollarë fitime për shkak të pandemisë.

Read More »

Strategjia e oqeanit blu

Strategjia e Oqeanit Blu është një teori e marketingut në të cilën një biznes hyn në një treg që ka pak ose aspak konkurrencë.

Read More »