fbpx

4 arsye përse biznesi juaj nuk po përparon….

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po hyjnë në sipërmarrje ose vetë-punësim, shumë biznese, më tepër sesa kurrë, janë drejt humbjes, falimentimit dhe zhdukjes.

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po hyjnë në sipërmarrje ose vetë-punësim, shumë biznese, më tepër sesa kurrë, janë drejt humbjes, falimentimit dhe zhdukjes.

Pse ? Sepse ata thjesht kanë bindje negative, të cilat I pengojnë për të ecur perpara, duke filluar nga paftëia e tyre për të kontrolluar emocionet e tyre, duke mbetur të strukur në zonën e tyre të komfortit dhe duke besuar dhe duke u bindur nga fjalët e të tjerëve.

Këtu do të gjeni cilat janë 4 arsyet që po pengojnë avancimin e biznesit tuaj, dhe sigurisht mënyrat sesi mund të TRIUMFONI!

1-JU KENI FRIKË NGA E PANJOHURA

Një biznes, sidomos një biznes I ri gjeneron në mënyrë të pashmangshme stres dhe ankthe, si do avanconi, si do punoni, pse keni ngecur, ku keni ngecur, marrëdhëniet me punonjësit, marketimi etj.

Ajo cka është e rëndësishme dhe për të cilën do duhet të jeni të vetëdijshëm është fakti që pa u hasur me vështirësi nuk do të arrini kurrë asgjë.

Frika nga e panjohura zhvillon njëkohësisht dhe lloje të tjera të frikës : Frika nga dështimi, frikë nga mosqënia në nivelin e duhur, frikë nga pasja e një performance të ulët etj.

Pyetjet po vrapojnë në kokën tuaj: po sikur të dështoj? Po sikur të mos e mbaj dot suksesin tim? Po sikur mos të kem sukses si konkurenti im? 

Ajo që duhet të bëni është që të jeni të vetëdijshëm për këtë: janë këto blloqe mendore dhe frika që ju ndalojnë të merrni masa të cilat ju cojnë në SUKSES.

Në të vërtetë, frika nga e panjohura është një shkak i zakonshëm për shumë njerëz që të mos marrin hapa të reja në bizneset e tyre, dhe mbase ju jeni një prej tyre.

Nëse arsyetoni mbi bazën e frikës, ka shumë mundësi që të mos bëni kurrë asgjë dhe nesër të jeni të panjohur, e ardhmja juaj gjithashtu . Pra, lini mënjanë këtë frikë nga e panjohura dhe kthejeni atë në një fuqi për të vepruar , e cila është një mundësi më e mirë për suksesin tuaj dhe të biznesit tuaj.

Pranoni që e panjohura është pjesë e ekuacionit tuaj, si personale ashtu edhe profesionale.

2- KËNDVËSHTRIMI I TË TJERËVE

Si në marrëdhënie personale, ashtu edhe në atë  profesionalë, nuk duhet të anashkaloni rëndësinë që kanë të tjerët në mënyrën e gjykimit tuaj, ne pikëpamjen qe krijoni ju ndaj botës apo edhe në  imazhin tuaj.

Në të vërtetë, të tjerët kthejnë një imazh tëndin përmes pikëpamjes së tyre, i cili mund të jetë dashamirës, ​​pozitiv ose negativ. Për shumë, ky këndvështrim nga të tjerët krijon frena ose bllokime në bizneset e tyre.

Mund të keni provuar tashmë episode marrëdhëniesh, ku xhelozia, largimi ose kritikat ishin pasojat të disa prej nismave tuaja. Në vend që t’ju inkurajojnë, ndikojnë që ju të qëndroni të ndryshur pa shpalosur gjithcka të mirë që mund të bëni për biznesin tuaj.


MERRNI KONTROLLIN E PERSONAVE QË JU NDIKOJNË.

Korigjoni dinamikën e shoqërimeve që keni.

 Kush janë personat në shoqërinë e biznesit tuaj që ju shtyjnë të merrni iniciativa të reja, kush janë ata që ju shtyjnë të tejkaloni kapacitetet tuaja, që ju vendosin në sfida të vështira dhe ju kalojnë në nivelin tjetër?

Ju si një pronar biznesi a keni një rreth të tillë, i cili ju bën ju sugjerime të zgjuara, ju shtyn përara dhe ju bën të avanconi me punën tuaj?

Nëse dëshironi të keni sukses në biznesin tuaj, dilni nga sytë e të tjerëve dhe njerëzve toksikë, mos qëndroni në parametrat e vjetër, shkoni gjithmonë pas risive, pranoni të mësoni dhe ti besoni ndryshimeve.

3-JUSITIFIKIMET

“Nuk kam kohë të mjaftueshme për këtë aktivitet”, “Nuk kam te ardhurat e duhura ” « nuk jam i interesuar për momentin », “Unë jam në një situatë të vështirë”: këto janë justifikime që ju ndoshta ia keni dhënë dikujt i cili është ofruar të bashkëpunoj me ju.

Këto justifikime janë akoma dhe më shumë të papranueshme pasi nuk tregojnë dëshirë për të rritur  një biznes, por mungesë ndershmërie kur bëhet fjalë për ndërmarrjen e veprimeve në të mirë të vet biznesit tuaj.

Askush nuk ka kurrë kohë të mjaftueshme për t’i bërë të gjitha.

 Ditët tona janë të kufizuara në 24 orë. Por çfarë e bën dallimin midis, nga njëra anë, një personi që ankohet se nuk ka kohë të mjaftueshme, dhe nga ana tjetër, një personi që ka sukses pavarësisht gjithçkaje? Të dy kanë të njëjtën kohë në dispozicion.

Ajo që bën ndryshimin është aftësia për të marrë përgjegjësi dhe për të refuzuar justifikimet.

Justifikimet janë dembelizëm, por edhe humbje dhe largim nga suksesi: duke ia hedhur fajin gjërave të tjera, veçanërisht faktorëve të jashtëm mbi të cilët nuk keni kontroll, ju hiqni përgjegjësinë tuaj nga projektet dhe bashkepunimet tuaja, të cilat mund ta cojnë biznesin tuaj në SUKSES.

Refuzimi i justifikimeve do t’ju japë më shumë fuqi për të ecur përpara dhe për të gjetur motivet e duhura për ta nxjerrë biznesin tuaj nga kriza edhe pse ndonjëherë mund tju lind dëshira për ti zvarritur gjërat.

4-ZVARRITJA

Ekziston një arsye shumë më e keqe për të mos I DHËNË ZGJIDHJE KRIZËS SË BIZNESIT TUAJ APO PËR TË VAZHDUAR TË QËNDRONI ATY KU JENI DUKE QËNDRUAR, e cila eshte akoma dhe më e rëndë sesa justifikimi: ZVARRITJA .

Nga përtacia, mungesa e energjisë ose ambicia, do të humbni një mundësi për të fituar më autoritet dhe më shumë para nëpërmjet biznesit tuaj.

Zvarritja është sa dembelizëm i mendjes, aq edhe mungesë iniciative: me njërën ose me tjetrën, rezultati i vullnetit tuaj për të cuar perpara një biznes, do të jetë një dështim.

Shumë biznese e kultivojnë këtë frymë zvarritjeje, lënë pas dore takimet, nuk lexojnë oferta, nuk tentojnë të bëjnë takime, nuk tentojnë të rrisin netëorking etj.

Këta janë biznese toksikë që kurrë nuk do të jenë në gjendje të vazhdojne të kenë një biznes të suksesshëm në të ardhmen, sepse edhe në kohë krize ekonomike, ata nuk arrijnë të demonstrojnë aftësinë për inovacion për të kapërcyer pengesat e tyre mendore, apo për të qënë me afër klientit ashtu sic klienti e kërkon. Këta janë biznese indiferent për të cilët e ardhmja do të jetë e vështirë per tu adaptuar.

Zvarritja është një arsye e keqe për të mos avancuar biznesin tuaj: identifikoni mundësitë tuaja dhe ndërmerrni masa, në vend se të lini dikë tjetër të bëjë ëndrrat e tyre të vërteta për ju.

Zhvilloni mendjen tuaj dhe mbi të gjitha, zgjohuni: E ARDHMJA JUAJ PO JU PRET.

Share:

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on pinterest
Pinterest
Share on linkedin
LinkedIn

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media

Most Popular

Get The Latest Updates

Subscribe To Our Weekly Newsletter

No spam, notifications only about new products, updates.

Categories

Related Posts

Gjenerata Z

Gjenerata Z do të marrë përsipër ekonominë në një dekadë, megjithëse ka humbur potencialisht 10 trilionë dollarë fitime për shkak të pandemisë.

Read More »

Strategjia e oqeanit blu

Strategjia e Oqeanit Blu është një teori e marketingut në të cilën një biznes hyn në një treg që ka pak ose aspak konkurrencë.

Read More »